
Kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi po qëndron për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe shkruan TOP24. Xhefri në këtë udhëtim zyrtarë ka takuar Kryetarin e Këshillit Nacional Federal të Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sakr Al-Gobash.
Xhaferi dhe z. Sakr Al-Gobash, biseduan për nivelin e shkëlqyer të dialogut, bashkëpunimit, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë; për bashkëpunimin parlamentar, për marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me EBA përcjellë TOP24.
“Biseduam edhe për karakterin multietnik të shteteve tona si urë e ndërlidhjes dhe e nënvizuam rëndësinë e koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër terrorizmit” shkruan Talat Xheferi përcjellë TOP24
Anëtarë të delegacionit të Kuvendit në vizitën e parë zyrtare në nivel të parlamenteve, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike para 25 viteve janë: z. Hysni Ismaili, z. Darko Kaevski dhe z. Bedri Fazli.