LajmeRajon

Haradinaj pas takimit me admiralin e NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës përmbyll sigurinë e rajonit

 

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj kanë pritur në takim admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Rreth këtij takimi ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Në Deçan, nën përkujdesjen e kryetarit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të mirëpresim Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Shprehëm mirënjohjen tonë për angazhimin personal të Admiral Ëikoff dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe forcat e NATO-s japin në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë.

Liria jonë është vlera kulmore që e arritëm së bashku me aleatët tanë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e NATO-s. Lidhja jonë me ta mbetet e përhershme, ashtu si edhe aspirata jonë që të jemi pjesë e kësaj aleance”.

Ai mes tjerash foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike.

Anëtarësimi i menjëhershëm i Kosovës në NATO e përmbyll sigurinë

Related Articles

Back to top button
Close
Close