LajmeMaqedoniTopLajm

Takohen Thaçi dhe Ahmeti, 20%ë zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqipatre Menduh Thaçi ka takuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti,njoftojnë nga PDSH, shkruan Top24
“Dje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u realizua takim në mes kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti.
Me këtë rast z.Menduh Thaçi e informoi z.Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e cila ka të bëjë me ndryshimin e nenit të kushtetutës së RMV ku formulimi matematikorë 20% në lidhje me shqiptarët duhet të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe). Poashtu në këtë takim u bisedua edhe për aktuelitetin politik në vend dhe më gjërë. Bashkbiseduesit ranë dakord që takimet e tilla të vazhdojnë edhe me faktorë tjerë politik, ekspertë të lëmisë dhe shoqëritë civile.

Related Articles

Back to top button
Close
Close