LajmeMaqedoniTopLajm

Takimi Zaev-Ahmeti/ Koalicioni është i qëndrueshëm, zgjedhjet e ardhshme në 2024-tën

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, që u mbajt këtë pasdite në Qeveri, shkruan TV21. Nga Qeveria informojnë se në takim është folur për prioritetet qeverisëse, marrjen e përgjegjësive dhe mbajtjen të qëndrueshme të shumicës parlamentare.

“Në takim u konfirmua se është përmbushur qëllimi për të siguruar Qeveri stabile dhe shumicë të qëndrueshme parlamentare, të cilat veprojnë në interes të qytetarëve dhe shtetit, Ahmeti dhe Kovaçevski u pajtuan se Qeveria e re do të jetë tërësisht e fokusuar në lëvizjen e shpejtë të shtetit në rrugën euroatlantike dhe se qëllimi është suksesi i parë i madh i Qeverisë që të gjendet zgjidhje për sfidat në lidhje me Bullgarinë dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në takim është folur edhe për zgjedhjet parlamentare, e që sipas komunikatës së dërguar nga Qeveria, nuk pritet të kemi zgjedhje të parakohshme parlmentare.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet që të jenë të rregullta dhe të mbahen në vitin 2024”, thuhet në kumtesë.

Në takimin Zaev-Ahmeti mori pjesë edhe kreu i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, zv/kryeministri i parë Artan Grubi, zv/kryeministri Lubço Nikollovski dhe ish sekretari organizatov i LSDM-së, Mile Zeçeviq.

Related Articles

Back to top button
Close
Close