LajmeMaqedoniTopLajm

Takimi Xhaferi – Savada: Largësia gjeografike nuk është pengesë për bashkëpunim më të afërt

Vazhdimisht theksoj se largësia ynë gjeografike nuk duhet të jetë pengesë për bashkëpunim më të afërt në planin politik dhe ekonomik, theksoi kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me ambasadorin e sapoemëruar të Japonisë në vend, Hironori Savada.

Xhaferi I dëshiroi ambasadorit Savada mandat të suksesshëm dhe shprehi kënaqësi nga bashkëpunimi I deritanishëm me ambasadorin e mëparshëm, e njeherit edhe ambassador I parë resident I Japonisë, Keiko Haneda.

“Në vazhdim, kryxetari Xhaferi i potencoi marrëdhëniet e deritanishme të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, që zhvillohen në vijën përpjetë. Kryetari Xhaferi e nënvizoi rëndësinë e vazhdimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, sidomos përforcimin bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve japoneze dhe shprehu besim se do të punojnë bashkë me ambasadorin dhe institucionet tjera shtetërore në këtë plan”, kumtuan nga Kabineti I Xhaferit.

Savada falënderoi për takimin me kryetarin e Kuvendit dhe e përuroi për punën e deritanishme dhe udhëheqjen e Kuvendit si një institucion demokratik ku kryqëzohen relacionet dhe interesat e ndryshme politike.

“Ambasadori Savada theksoi se, misioni i tij është të punojë në përforcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve të ndërsjella të dy vendeve, sidomos do i orientojë aktivitetet e veta kah përforcimi i bashkëpunimit ekonomik, Në këtë kontekst, ai i theksoi projektet e deritanishme ekonomike dhe investimet në vendin tonë në fushën e bashkëpunimit teknik, grant investimet financiare në kulturë, shëndetësi dhe tjetër. E konfirmoi mbështetjen e fuqishme që Japonia ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit në BE, përforcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e të drejtës”, informuan nga Kabineti i Xhaferit.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se komunikimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet Ambasadës së Mbretërisë së Japonisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë dhe të intensifikohet në të ardhme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close