LajmeMaqedoniTopLajm

Takimi Mickovski-Filipçe reagon Faton Ahmeti: Ky vend nuk është pronë e një kombi, por një bashkëjetesë politike dhe shoqërore

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti ka reaguar për takimin e sotëm mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski dhe kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe duke theksuar se ky vend nuk është pronë e një kombi, por një bashkëjetesë politike dhe shoqërore, shruan Top24

Koha kur shqiptarët nuk janë as statistë në vendimmarrje!
Sot, skena politike në Maqedoninë e Veriut na kujton realitetin e hidhur të para Marrëveshjes së Ohrit: liderët maqedonas takohen dhe vendosin për të ardhmen e vendit, ndërsa shqiptarët mbeten jashtë. Takimi i sotëm Mickoski–Filipçe është vetëm një episod tjetër i politikës monoetnike që injoron hapur shqiptarët dhe barazinë në këtë shtet.
Ky vend nuk është pronë e një kombi, por një bashkëjetesë politike dhe shoqërore. Marrëveshja e Ohrit nuk ishte një letër formale, por një zotim për barazi, përfaqësim dhe bashkëvendimmarrje. Sot, ky zotim po nëpërkëmbet, ndërsa përfaqësuesit shqiptarë në qeveri heshtin.
Heshtin dhe pranojnë të jenë vetëm dekor politik!
Heshtin dhe në heshtje bëhen bashkëfajtorë!
Kjo nuk është demokraci multietnike; është thjeshtë, përjashtim sistematik!
Kushdo që mendon se e ardhmja e këtij vendi ndërtohet pa shqiptarët, gabon rëndë; sepse ky vend nuk ka të ardhme pa barazi dhe respekt të ndërsjellë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close