
Ministri Lloga falënderoi ambasadorin Vutsas për angazhimin e tij të përgjithshëm në proceset reformuese në vend dhe mbështetjen e tij për integrimet euroatlantike.
Gjatë mandatit të tij në Shkup është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrive të Drejtësisë të RMV-së dhe Austrisë.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadic, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e reformave në drejtësi, mbrojtjen dhe zbatimin e parimeve të shtetit të së drejtës, reformat në fushën e së drejtës civile dhe penale, lufta kundër korrupsionit, dixhitalizimi i drejtësisë.
Bashkëpunimi dypalësh me Austrinë do të vazhdojë edhe në periudhën në vazhdim. Përcjell Top24



