BotaLajme

Takimi i Zelenskyt me zyrtarët amerikanë, por çfarë u bisedua

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, kanë vizituar ditën e diel Kievin ku kanë zhvilluar një takim dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Mediat e perëndimore kanë zbardhur ditën e hënë se çfarë kanë biseduar palët.

Gjatë takimit me Zelenskyn, sekretari Blinken tha se diplomatët amerikanë do të kthehen në Ukrainë këtë javë.

“Si pjesë e pranisë së rifilluar diplomatike të SHBA-së në Ukrainë, diplomatët do të fillojnë me udhëtime ditore në Lviv dhe do të diplomohen në pjesë të tjera potenciale të vendit dhe në fund, për të rifilluar praninë në Kiev”, është shprehur Blinken, ka thëën për CNN një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit.

Sekretari i mbrojtjes Austin ka deklaruar se SHBA dhe perëndimi kërkon të shohë një Rusi të dobësuar.

“Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë shkallë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës. Pra, ajo ka humbur tashmë shumë aftësi ushtarake. Dhe shumë nga trupat e saj, sinqerisht. Dhe ne duam t’i shohim ata të mos kenë aftësinë për ta riprodhuar shumë shpejt atë aftësi”, deklaroi Austin.

Blinken dhe Austin diskutuan edhe për synimin e administratës Biden për të ofruar 713 milionë dollarë financim shtesë ushtarak të huaj për Ukrainën dhe partnerët aleatë evropianë dhe ballkanikë, sipas zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit dhe një zyrtari të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë Bridget Brink si ambasadore të SHBA në Ukrainë. Posti që ka mbetur pa një ambasador të konfirmuar që kur Marie Yovanovitch u tërhoq në maj 2019. Brink është ambasadori aktual i SHBA në Sllovaki.

Related Articles

Back to top button
Close
Close