LajmeMaqedoniTopLajm

Takimi Hoti – Ahmeti: Përmes marrëveshjeve shtetet tona mund të ecin përpara

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Siç mësohet nga komunikata pas takimit, Ahmeti gjatë këtij takimi me kryeministrin Hoti ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyer ndër-fqinjësore dhe se kështu do të mbeten gjithmonë.

Ahmeti dhe Hotit kanë bashkëbiseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në funksion të paqes, ekonomisë, stabilitetit dhe mirëqenies në rajon.

Ahmeti ka uruar Hotin për siç thuhet marrëveshjen e Uashingtonit e cila hap rrugën e njohjes reciproke si dhe integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian pasi që kjo është rruga e vetme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit.

Në fokus të takimit është biseduar siç mësohet edhe mbi arritjet e Maqedonisë së Veriut duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen si dhe orientimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Ahmeti ka porositur Hotin që kompromiset e arritura të Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë të jenë një pikë referimi për dialogun Kosovë-Serbi pasi që vetëm përmes marrëveshjeve shtetet tona mund të ecin përpara.

Në fund të takimit lideri i BDI-së Ahmeti theksoi se Maqedonia e Veriut do të përkrahë Republikën e Kosovës në zbatimin e reformave të nevojshme dhe të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin e mirëfilltë të institucioneve të Kosovës e me këtë rast integrimin euro-atlantik”, thekson BDI.

Related Articles

Back to top button
Close
Close