LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani: Do të riqartësohen çështje të caktuara nga Marrëveshja me Bullgarinë

Grupet e punës së Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë në bazë ditore punojnë në tejkalimin e dallimeve të të dyja vendeve lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani duke konfirmuar se po përgatitet aneks shtesë të këtij dokumenti.

Osmani theksoi se gjatë vizitës së tij në Sofje është biseduar për dallimet nga pritjet dhe interpretimet e ndryshme të zgjidhjeve të caktuara të Marrëveshjes dhe si të lehtësohen zgjidhje të caktuara.

“Konstatuam se kemi dallime në pritjet tona lidhur me atë sa deri tani kjo Marrëveshje ka dhënë rezultat lidhur me çështjen për të cilën është dedikuar gjegjësisht nënshkruar. Dhe këtu i hapëm të gjitha çështjet dhe u dakorduam të formojnë grupe pune, nga të dyja ministritë të cilat në bazë ditore do të  bisedojnë lidhur me këto dallime në pritjet, interpretimet e ndryshme të zgjidhjeve të caktuara, si të lehtësohen shqetësime të caktuara të njërës apo palës tjetër nga disa zgjidhje. Siç është për shembull emri i ri i shkurtë, nëse emri i shkurtë shkakton shqetësim të caktuar   në Republikën e Bullgarisë se dikush mund ta interpretojë si pretendim territorial të rajonit historik të Maqedonisë, mendoj se ne nuk kemi problem të bëjmë një  shpjegim shtesë deri te pala bullgare se emri i ri është në përdorim si edhe emri i gjatë ashtu edhe ai i shkurtë, megjithatë edhe emri i shkurtë dhe i gjatë përfaqësojnë të njëjtin territor  ndërsa kjo është Republika e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, nuk ka kurrfarë dileme se duhet të zgjidhen dhe të sqarohen çështje të caktuara, si dhe në detyrimin tonë për mosndërhyrje në çështjet e brendshme të shteteve fqinje.

Lidhur me çështjet historike, shefi i diplomacisë tha se do të donte t’i inkurajojë komisionet e të dyja vendeve sa më shpejt të vijnë deri në zgjidhje të caktuara të cilat do të japin një dinamikë të re në marrëdhëniet midis të dyja vendeve me  pikëpamje për të ardhmen, e jo për të kaluarën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close