
Pas raportimit se në pikat kufitare janë vendosur tabela me mbishkrim edhe në gjuhën shqipe, përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar Muharrem Hasani i cili ka theksuar se këto tabela egzistojnë prej vitesh aty respektivisht një pjesë nga viti 2023-2024 ndërsa disa edhe më herët, shkruan Top24
Zëvendësdrejtori “kukull” i Doganave paska zbuluar dje një “arritje historike”: vendosjen e mbishkrimeve në shqip në pikat kufitare në mandatin e tij.
Sa për informim: Këto mbishkrime ekzistojnë prej vitesh – që nga 2023-2024, madje në disa pika edhe më herët.
Kur nuk ke çfarë të tregosh, fillon të përvetësosh punën e të tjerëve. Kur nuk ke ndikim real (këtë e dëshmojnë aktivitetet në vet faqen zyrtare të Doganave), atëherë të mbetet vetëm propaganda.
Por propaganda ka një kufi: faktet.
Prandaj, një sfidë publike për “arkitektin” e rremë të këtyre mbishkrimeve: Publiko foto nga momenti kur TI i ke vendosur ato!
Në të kundërtën, do t’i publikojmë ne fotot e viteve 2023-2024, për të rikujtuar se kush punoi realisht dhe kush sot vetëm përpiqet të marrë meritat.
Sepse një gjë është e sigurt:
Gjuha shqipe nuk është vendosur dje.
Por mashtrimi, po vazhdon çdo ditë.



