LajmeRajonTopLajm

“Super e Marta”, Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e ka cilësuar 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së.

Ajo ka theksuar se për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Kos vlerësoi përparimin e vendeve kandidate, duke bërë të ditur se Shqipëria do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit, me mbylljen e tre kapitujve të negociatave.

“Sot është një ‘Super e Martë’ për zgjerimin e BE-së. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po mbajmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që janë në krye të procesit- Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi- po hedhin të gjitha hapa të rëndësishëm përpara.”, ka shkruar Kos.

Ajo ka shtuar se Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë, ndërsa Mali i Zi, sipas saj, ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapitujt.

“Tani, ky momentum i krijuar sot duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”, ka thënë Kos.

Related Articles

Back to top button
Close
Close