LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski në takim online me Vuçiqin dhe Ramën: Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur në qershor në Ohër

samiti i ardhshëm i Liderëve të Open Ballkan do të mbahet në gjysmën e parë të qershorit në Ohër, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm online me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kryeministri deklaroi në profilin e tij në Facebook se pasditen e sotme ka pasur një takim shumë të rëndësishëm online me Vuçiq dhe Ramën për hapat e ardhshëm të nismës së tyre të përbashkët, të njohur dhe të suksesshme “Open Balkans”.

Kovaçevski njoftoi se në fillim të shtatorit bashkërisht do të organizojnë një panair të madh turistik të verërave dhe ushqimeve në Serbi. Jam i bindur, shtoi kryeministri, se prodhuesit maqedonas të verërave dhe ushqimeve do të kenë çfarë t’i tregojnë rajonit.

“Në Samitin e Ohrit do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume të rëndësishme për bashkëpunim në kulturë, turizëm dhe ekonomi dhe për këtë arsye në këtë mbedhje morën pjesë  ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Nikovski”, tha Kovaçevski.

Ai gjithashtu thekson se nisma e Ballkanit të Hapur mbetet e hapur për Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

“Ne jemi Europa së bashku”, ka theksuar kryeministri në postimin në Facebook

Related Articles

Back to top button
Close
Close