Bota

Sulmohen me thikë dy gra myslimane në Paris

Dy gra myslimane me prejardhje algjeriane janë sulmuar me thikë në një park të vogël rreth Kullës Eiffel në Paris.

Daily mail raporton se dy gratë myslimane fillimisht u zunë me dy gra të tjera për qentë përpara se sherri të agravonte në përdorimin e fjalëve raciste si “arabë të ndyrë”.  Autoritetet bënë me dije se dy agresoret janë arrestuar dhe do të përballen tashmë me akuzën e “tentativës për vrasje”.

Një nga gratë myslimane tregoi se një nga agresoret nxori thikën pas debatit dhe i qëlloi në brinjë, krahë dhe kokë.

Ky sulm me motive raciste është regjistruar pak vetëm ditë pas vrasjes së profesorit të histori-gjeografisë. Profesori u ekzekutua pasi kishte nxjerrë përpara nxënësve në klasë disa karikatura të profetit Muhamed

Related Articles

Back to top button
Close
Close