
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, pas një bisede me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, nga ana e Iranit.
Kështu është njoftuar nga ambasada amerikane në Tiranë ku, shtohet se Blinken ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë të NATO-s, shkruan lajmi.net.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price. /Lajmi.net/



