BotaLajme

Sulm masiv me dronë ukrainas në Rusi, digjet rafineria e naftës, plagosen 5 persona

Një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës Ilsky, ndërsa pesë persona u plagosën në rajonin e Krasnodarit, pas një sulmi ukrainas me dronë, njoftuan sot autoritetet lokale ruse.

Sipas autoriteteve, dronët goditën gjithashtu një strukturë industriale në rajonin e Samarës, ndërsa nuk u bë e ditur se cila ishte infrastruktura e shënjestruar.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 397 dronë ukrainas mbi disa rajone të Rusisë gjatë natës.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close