OpinionTopLajm

Sulejman Mehazi / Suksesi i izrailitëve është viktimizimi kolektiv-hollokausti, kurse çallami i shqiptarëve është individualizmi heroik i kot

Në vend që botës t’i prezentohemi si popull i viktimizuar bëjmë të kundërtën e shpallim veten si heronj e luftarak, në vend që në mbamendje t’i kemi viktimat e mos t’i harrojmë masakrat e bëra serbe e greke ne pëkujtojmë e krenohemi individualisht me dëshmorët e heronjtë e kombit tonë. Lëmë mënjanë vrasjet, torturat, dhunimet, dëbimet e masakrat kolektive të bëra ndaj nesh e i zëvendësojmë me individualizime heroike.Suksesi i izrailitëve s’është heroizmi i tyre, po viktimizimi i tyre, simbolika kryesore apo primare e izrailitëve ështe hollokausti, ata në çdo cep të botës vënë simbolin e tyre të hollokaustit dhe në Shkup e Tiranë është, kurse ne vëmë bustet e heronjve tanë. Dhe populli ynë duhet të bëjë të njëjtën gjë, shtatoret apo bustet e heronjve tanë të zëvendësohen me simbole viktimizuese kolektive që para botëstë prezentohemi si të viktimizuarit e Serbisë dhe të Greqisë. Aq naiv jemi saqë serbët para Gjykatës Speciale të Hagës e para botës e shpallin veten të viktimizuar a ne me anë të statuave e shtatoreve bëjmë hero të vdekurit e të gjallët. Shikoni sa të papjekur jemi, sakrificën familjare të jasharajve e minimizojmë për shkak të politikanëve të gjallë, Ibraim Rugovës, Thaçit, Sali Berishës, Edi Ramës e Ali Ahmetit, për ne më vlerë ka indivi sesa masakrat kolektive të popullatës sonë. Ne viktimizime i kemi çallamet tona skenderbegiane, hasanprishtiane, iseboletiniane. Ne duke maksimumizuar Skenderbeun, Hasan Prishtinën, Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, Titon, Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Ibrahim Rugovën, Arbër Xhaferin, Hashim Thaçin, Ali Ahmetin kemi minimumizuar masakrat e bëra ndaj nesh, duke maksimizuar Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin e Haradinajn kemi minimizuar familjen e Adem Jasharit, dëbimet, vrasjet, dhunimet dhe masakrat e bëra serbe në Kosovë, duke maksimizuar Ali Ahmetin kemi minimizuar torturat, burgosjet, vrasjet, dëbimet sllavomaqedonase ndaj nesh. Viktimizimet tona janë çallamet tona me anë të bustave e shtatoreve të heronjve tanë, përkundrazi, çallami i vetëdijes së izrailitëve është simbolika e viktimizimit të hollokaustit.Shtojcë:- Naim Frashëri me anë të poemës sakrifikuese “Qerbelaja” mundoheshte që popullin shqiptar ta viktimizonte e frymëzonte me anë të flijimit të nipit të Muhamedit, Imam Hysejnin, por ç’ndodhi?!, e kritikuan ashpër saqë ishte i detyruar që këtë viktimizim familjar të Qebelasë ta zëvendësonte me poemën heroike të Skenderbeut, viktimizimin kolektiv të popullit tonë e zëvendesoi në individualitet personal të heroit tonë Skënderbeut;- Gjatë periudhës komuniste të Enver Hoxhës, sakrifica e viktimizimi i shqiptarëve u harrua e u zëvendësua me idole shtatoresh e putash leniniste në krye me Enver Hoxhën, më shumë kishte vlerë Enver Hoxha se viktimizimi i shqiptarëve.- E njëjta gjë ndodhi edhe me shqiptarët e Jugosllavisë së Titos.Pas rënies së sistemit komunistë e me ardhjen e demokracisë përsëri të njëjta probleme, viktimizimi i popullit të Kosovës u zëvendësua me veprimet politike paqësore të Ibrahim Rugoves, parësore ishte Rugova e sekondare sakrifica dhe viktimizimi i popullatës së Kosovës nga serbët.Në Maqedonine Veriore e njëjta këngë, Ali Ahmeti është kryesori, kurse viktimizimi i qytetarëve shqiptar i [email protected]

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close