
Kryetari i Çashkës, Suat Shaqiri ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të nxënësit të shkollës fillore “Liria”, njofton Top24
“Sot fshati Jabollçishtë dhe shkolla fillore “Liria” janë mbuluar nga dhimbja.
Është ndarë nga jeta një djalë i ri, plot ëndrra e mirësi, një mësues i dashur për koleget dhe për nxënësit.
Me buzëqeshjen e tij të sinqertë dhe fjalët e buta, fitonte respektin dhe dashurinë e të gjithëve.
I tillë do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona, një djalë i urtë, i dashur dhe me zemër të madhe.
Allahu të shpërbleft me xhenet Shenasi, familjes sabër e forcë inshallah.!”, shkruan Shaqiri.



