BotaLajme

Stuhia ‘Medea’ pushton Greqinë, termometri shënon -20 gradë/ Athina ‘nën pushtetin’ e dëborës

Stuhia Medea ka goditur gjatë natës së kaluar edhe kryeqytetin e Greqisë, Athinën.

Sipas meteorologëve reshjet e dëborës kanë mbuluar pothuaj gjithë territorin e vendit,ndërsa probleme janë hasur në disa zona të vendit.

Sipas mbrojtjes civile janë vërejtur ndërprerje të energjisë dhe të ujit në disa zona.

Edhe akset kombëtare që lidhin Athinën më Selanikun dhe Korithin janë mbyllur për automjetet ndërsa autoritetet kanë bëri thirrje për kufizim të lëvizjeve jashtë banesës.

Probleme të shumta u shënuan në disa zona periferike të kryeqytetit,ndërsa janë të detyrueshme zinxhirët për automjetet.

Probleme janë hasur edhe në trafikun detar,ku roja bregdetare njoftoi për ndalim të lundrimit,pasi dallgët në Egje kalojnë 10-11 ballë.

Mbrojtja civile njoftoi se ndjek nga afër situatë,ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është në gadishmeri.

Në videon e mësipërme do të shihni pamje nga Athina ‘nën pushtetin’ e dëborës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close