LajmeMaqedoniTopLajm

Mundësitë për fillim të negociatave Maqedoni-BE në kaudër të kryesimit portugez

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me kërkesë të tij, realizoi video takim me Augusto Santos Silva, ministër i Punëve të Jashtme i Portugalisë, vend kryesues me Këshillin e BE-së, ku krahas marrëdhënieve bilaterale, temë e bisedës ishte edhe dosja evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi MPJ, fokusi ishte vendosur në suazat e kryesimit portugez të rrumbullakësohet vendimi i Këshillit të BE-së për fillim të negociatave me vendin në mars të vitit të kaluar.

Ministri Osmani, theksohet, e mirëpriti vendosmërinë dhe angazhimin e vazhdueshëm të kryesimit portugez me Këshillin e Bashkimit Evropian për agjendën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close