LajmeShendeti

Studimi paralajmëron: Luleshtrydhet renditen ndër frutat me më shumë mbetje pesticidesh

Luleshtrydhet janë të pasura me vitamina dhe përbërës të dobishëm për organizmin, por një studim ka ngritur shqetësime për praninë e mbetjeve të pesticideve në këto fruta.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë, pas analizimit të më shumë se 35 mijë mostrave të luleshtrydheve është zbuluar se një pjesë e madhe e tyre përmbanin gjurmë pesticidesh.

Ekspertët theksojnë se disa mbetje të pesticideve mund të mbeten edhe pas larjes së frutave. Lista e ushqimeve me më shumë mbetje pesticidesh përfshin gjithashtu spinaqin, nektarinat, mollët, pjeshkët, dardhat, qershitë, rrushin dhe domatet.

Megjithatë, konsumatorët nuk preken menjëherë nga konsumimi i frutave të lara, pasi ndikimi lidhet me sasinë totale të ushqimeve të konsumuara dhe ekspozimin afatgjatë.

Ekspertët këshillojnë që konsumatorët të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve ushqimore dhe, kur është e mundur, të zgjedhin produkte nga burime të sigurta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close