LajmeMaqedoniTopLajm

Studenti Ylli Paçuku dorëzon iniciativë në gjykatën Kushtetuese kundër “Safe City”

Studenti i fakultetit juridik, Ylli Paçuku përmes një postimi ka ndarë lajmin se edhe ai sot ka dorëzuar në gjykatën Kushtetuese iniciativën për kontestimin e ligjit “Safe City” i cili u soll me shumicë votash nga ana e kuvendit të Maqedonisë së Veriut ndërsa do të filloj të aplikohet nga data një shkurt e vitit 2026, shkruan Top24

“Si student i Juridikut, kam zgjedhur që çështjet t’i trajtoj përmes mekanizmave ligjorë. Për këtë arsye, kam dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, me të cilën kundërshtoj ndryshimet e Ligjit për Kundërvajtje, të lidhura me inkorporimin e sistemit ‘Safe City, pasi mënyra e zbatimit të tyre është në kundërshtim me nenin 9 të Kushtetutës, i cili garanton barazinë e qytetarëve para ligjit.” shkruan Paçukiu përcjellë Top24

Paçuku me tej në postimin e tij shton se:  “Qëllimi nuk është kundër sigurisë në komunikacion, por kundër cenimit të parimit të barazisë dhe sigurisë juridike
❗️❗️❗️Përveç faktit se dygjuhësia nuk respektohet gjatë dërgimit të porosive SMS, dua të theksoj edhe një fakt tjetër domethënës: në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese, kur klikon formularin “në gjuhën shqipe”, ridrejtohesh në formular vetëm në gjuhën maqedonase. Për këtë arsye, u detyrova që iniciativën ta përgatis dhe ta parashtroj vetë.❗️❗️❗️

Related Articles

Back to top button
Close
Close