LajmeMaqedoniTopLajm

Strategji e re e bashkëpunimit të qendrave albanologjike Tiranë, Prishtinë dhe Shkup

Tiranë, 16.12.2021 – Pas disa konsultimeve paraprake që u bënë në Shkodër, Prishtinë dhe Shkup, sot në
Tiranë u nënshkrua memorandumi i ri i bashkëpunimit mes qendrave albanologjike të Tiranës, Prishtinës
dhe Shkupit. Kështu, në aktin e nënshkrimit të Strategjisë së bashkëpunimit, hodhën firmat e tyre
drejtori i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë – Luan Përzhita, drejtori i Institutit
Albanologjik të Prishtinës – Hysen Matoshi dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e
Kulturore të Shqiptarëve në Shkup – Skender Asani.
Ky memorandum erdhi si një nevojë e bashkërendimit të aktiviteteve të këtyre tri qendrave kryesore
albanologjike në rajon, të cilat zotohen për një varg angazhimesh të përbashkëta në fushën e shkencave
albanologjike.
Drejtori i ITShKSh, Skender Asani, tha se Instituti ynë do të jetë bartëse kryesore e projekteve mbi
historinë dhe identitetin kombëtar në trevat lindore shqiptare. “Me këtë, Shkupit po ia rikthejmë
kuptimin dhe lavdinë e dikurshme, duke integruar albanologjisë shqiptare në një strategji të re
bashkëpunimi. Shpresojmë që tash e në të ardhmen shkenca dhe kultura t’i prijë politikës me projekte
integruese në botën shqiptare”, tha Asani.
“Ne si ITSHKSH po integrohemi në këtë strategji bashkëpunimi me një histori të pasur suksesesh dhe
shpresojmë që përvojën që do ta sjellim, do të jetë e barasvlershme me pritjet që ne i kemi nga qendrat
albanologjike në Tiranë dhe në Prishtinë, që edhe përvojat e tyre të mbindërtohen në strategjinë tonë të
përbashkët. Shkupi historikisht ka qenë jo vetëm një qytet i udhëkryqeve dhe civilizimeve, por ka qenë
edhe një organ tepër vital në trupin e madh të etnisë shqiptare me shekuj të tërë. Sa herë që erërat e
serta preknin këtë organ, efektet anësore arrinin edhe në pjesët tjera të etnisë sonë, prandaj Shkupi
bashkë me Manastirin, për një kohë bukur të gjatë luajti rolin e piemontit shpirtëror të shqiptarëve”, u
shpreh Asani.
Ndryshe, një ditë më parë Akademia e Studimeve Albanologjike e Tiranës, nga 15 deri më 17 dhjetor
organizoi edicionin e XII-të të “Ditëve të Albanologjisë”, me temën boshte: “Albanologjia e mijëvjeçarit
të ri”, me pjesëmarrës të shumë studiuesve të albanologjisë nga e mbarë bota.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close