BotaLajmeTopLajm

Stopohet vaksinimi kundër COVID-19, u paraqit një smundje e pashpjeguese te vullnetari që provoi vaksinën!

Provat përfundimtare klinike për një vaksinë të Coronavirusit, të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit janë vendosur në pritje pasi një pjesëmarrës pati një reagim të dyshimtë, shkruan BBC.

AstraZeneca e përshkroi atë si një pauzë “rutinë” në rastin e “një sëmundjeje të pashpjegueshme”.

Rezultati i provave të vaksinave po shikohet nga afër në të gjithë botën.
Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford shihet si një pretendent i fortë midis dhjetërash që po zhvillohen globalisht.

Shpresat kanë qenë të mëdha se vaksina mund të jetë nga të parat që do të dalë në treg, pas testimit të suksesshëm të fazës 1 dhe 2.

Kalimi i tij në fazën 3 të testimit në javët e fundit ka përfshirë rreth 30,000 pjesëmarrës në SHBA si dhe në Mretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Provat e fazës 3 në vaksina shpesh përfshijnë mijëra pjesëmarrës dhe mund të zgjasin disa vjet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close