LajmeMaqedoniTopLajm

Kryeministri Zaev u takua me shefin e misionit të OSBE-së, Klemens Koja

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

Kryeministri Zaev me ambasadorin Koja bisedoi për gjendjen e vendit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe formimit të Qeverisë së re.

Zaev shprehu lindshmëri se mandati i dytë është mundësi e shkëlqyer që Qeveria gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar të vazhdojë me implementimin e prioriteteve të përbashkëta, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, përkushtimin për sundim efikas të së drejtës dhe vazhdimin e reformave të përgjithshme në vend për përmirësimin e standardit të qytetarëve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi shumëvjeçar me Misionin e OSBE-së vazhdon në më shumë fusha të ndryshme dhe programe në drejtim të avancimit të raporteve ndëretnike, reformat në polici dhe në strukturat e sigurisë, liria e mediave, reformat zgjedhore, arsim të integruar dhe në sferën e të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminim.

Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen mendim edhe për sfidat e ballafaqimit me pandeminë e COVID-19, si dhe për masat të cilat ndërmerren në nivel nacional, kombëtar dhe lokal nga institucionet e vendit.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close