
Jens Stoltenberg do të qëndrojë edhe për një vit si shef i NATO-s, kanë thënë burime për “Politico”.
Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, ka shërbyer si shef i NATO-s që nga viti 2014 e mandati i tij veçse është vazhduar disa herë.Aleatët kanë kaluar muaj duke menduar një pasardhës tjetër, si kryeministrin danez Mette Frederiksen dhe sekretarin e Mbrojtjes të Britanisë, Ben Wallace, para se të vendosnin për sekretarin aktual.



