BotaLajme

Stoltenberg: NATO duhet të rrisë prodhimin e armëve

Aleatët perëndimorë duhet të rrisin prodhimin e armëve në muajt e ardhshëm për të siguruar që Ukraina të jetë plotësisht e aftë për t’u mbrojtur kundër Rusisë. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një intervistë të realizuar për “BBC”. Sipas tij, NATO duhet të jetë e përgatitur për të mbështetur Ukrainën në plan afatgjatë.

“Ajo që kemi parë është se Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë nga qëllimi i saj për të marrë kontrollin mbi Ukrainën. Forcat ukrainase patën momentin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar”.

Për Shefin e NATO-s sjellja e Rusisë  tregon se ajo është e gatshme të vazhdojë luftën që e nisi më 24 Shkurt 2022.

“Ka të ngjarë që kjo luftë të përfundojë në tryezën e bisedimeve, por vendimtare për rezultatin e bisedimeve të tilla është forca e Ukrainës në fushën e betejës”.

Në konfliktin Rusi-Ukrainë po përdoret një sasi e konsiderueshme municionesh prandaj Stoltenberg bën thirrje që aleatët e NATO-s të ruajnë rezervat e tyre të armëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close