LajmeRajon

Jeremic ‘këshillon’: Vucic po të ishte patriot do të hynte në Veri se tash ka të drejtë, por heshturazi e pa pompozitet

Ish shefi i diplomacisë serbe tani opozitari serb Vuk Jeremic akuzoi presidentin serb Aleksandar Vucic se e ka vënë çështjen e Kosovës si interes partiak dhe po gënjen popullin serb sipas tij se i ka bërë këto lëshime Perëndimit vetëm për të mbetur në pushtet edhe ca vite, transmeton Gazeta Metro.

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremic, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës është vënë në shërbim të mbijetesës në pushtet të Partisë Progresive të Serbisë dhe Aleksandar Vucic.

“I vetmi synim i pushtetit është mbijetesa në pushtet dhe me këtë synim i ka vënë në shërbim të gjitha, edhe çështjen e Kosovës. Në këtë aspekt, synimi i Vucic nuk është të zgjidhë çështjen e Kosovë në përputhje me interesat e Serbisë, por që me lëshime e dorëzim të vazhdueshëm të interesit kombëtar të Serbisë në Kosovë e Metohi të sigurojë mbështetjen e Perëndimit edhe për disa vite në pushtet, e njëkohësisht ta fshehë nga populli se i ka bërë këto lëshime” sipas Jeremic.

“Çelësi i anëtarësimit të të vetëshpallurës Kosovë në OKB është në duart e Serbisë dhe ne këtë çështje me efikasitet mund ta heqim nga tavolina ashtu që Beogradi të kërkojë zyrtarisht nga Moska dhe Pekini që zyrtarisht të vënë veti në Këshillin e Sigurisë nëse çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB ndonjëherë është në rend të ditës” tha ai. Përpos kësaj ideje të re sipas tij ai Jeremic propozoi edhe një tjetër ide gjoja të re për këtë çështje.

“Duke ditur relacionet në botë tani, ka gjasë të madhe që Serbia të zgjidhet që në dy vitet e ardhshme të jetë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, e atëherë do të mund të propozonte tema, kërkonte mbajtjen e seancave, edhe sikur një herë në muaj të kryesonte” shtoi ai.

“Serbia me këtë marrëveshje të 2013’së u tërhoq nga veriu, e në ndërkohë nuk u zbatua asgjë për t137 cilën janë pajtuar, dhe është në interesin e Serbisë. Për këtë shkak tani kemi çdo të drejtë që situatën ta kthejmë në gjendjen paraprake. Kushti për kthim të suksesshëm të institucioneve në veri është që jo përpjekje të zbatohet heshturazi dhe pa pompozitet, jo në transmetime të drejtpërdrejta televizive të përcjella me lëvdatat e apologjistëve në detyrë të pushtetit.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close