LajmeMaqedoniTopLajm

Stoilkoviqi uron Vuçiqin me rastin e 15 shkurtit: Maqedonia dhe Serbia, një afërsi shpirtërore

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq i ka dërguar urime predidentit serb, Aleksandar Vuçiq me rastin e 15 shkurtit, Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, duke shprehur dëshirat për zhvillim të vazhdueshëm ekonomik dhe shoqëror të shtetit serb, shkruan gazeta KOHA.

Në mesazhin e tij të urimit, Stoilkoviq thekson se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mbështeten në një traditë miqësie të sinqertë, afërsi kulturore dhe shpirtërore, të cilat me kalimin e kohës vetëm sa forcohen dhe krijojnë hapësirë për bashkëpunim edhe më të madh reciprokisht të dobishëm në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

“Komuniteti serb në Maqedoninë e Veriut e shënon këtë festë me respekt të veçantë, me bindjen se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy vendeve”.

Stoilkoviq shton se është i rëndësishëm fakti që shteti maqedonas, edhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit serb në politika, i kushton vëmendje serioze zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve maqedono-serbe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close