SportTopLajm

Spinazzola: Në “Wembley” për finalen, jam gati të festoj me paterica

Leonardo Spinazzola ishte një nga futbollistët më të spikatur të Kampionatit Europian deri në fazën çerekfinale të tij, aty ku këputi tendinën e Akilit në minutat e fundit të ndeshjes me Belgjikën dhe u detyrua të largohej me ndihmën e barelës.

Mbrojtësi i majtë i Romës dhe Italisë iu nënshtrua një operacioni në Finlandë dhe aktualisht ka nisur periudhën e rikuperimit, që pritet të zgjatë rreth 6 muaj, teksa në një intervistë të dhënë për mediat italiane zbulon se do të jetë në “Wembley” të dielën në mbrëmje, për të ndjekur finalen ndaj Anglisë.

“Djemtë e kanë mbajtur fjalën, pasi më kishin premtuar kalimin në finale dhe ia dolën, duke bërë një ndeshje mjaft të mirë ndaj Spanjës e duke më dhuruar emocione të shumta. Jemi një skuadër e madhe, kemi hyrë në zemrat e njëri-tjetrit dhe jemi vërtetë si një familje e madhe, ndaj do të jem në “Wembley” për finalen dhe do të festoj me paterica. Nëse fitojmë, do të jetë një sfidë për mua, pasi do të duhet të kërcej me të gjithë dhe këtë duhet at bëj me një këmbë e me ndihmën e patericave”, deklaroi mbrojtësi italian.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close