LajmeSport

Luis Alberto nuk vjen në grumbullim, Milan e Juve gati të përfitojnë

Fantazisti spanjoll Luis Alberto nuk është paraqitur në grumbullim me klubin e Lazios dhe deri tani nuk ka dhënë asnjë arsyetim për këtë vendim, teksa përveçse ka nervozuar jo pak drejtuesit e klubit, ka zgjuar edhe interesin e skuadrave të tjera si Juventus e Milan.

Në pritje për të mësuar se si do të justifikojë mungesën fantazisti 28-vjeçar spanjoll, mediat në Itali aludojnë se gjithçka lidhet me merkaton, pasi duket se Luis Alberto nuk dëshiron të vazhdojë më te Lazio, edhe për faktin se Sarri do të përdorë një skemë jo fort të përshtatshme për të.

Ka mjaftuar kaq, që drejtuesit e Juventusit e ata të Milanit të vihen menjëherë në lëvizje dhe të bëjnë planin për të mbërritur te futbollisti spanjoll, i cili në dy sezonet e fundit ka qenë nga më të spikaturit në kampionatin italian.

Drejtuesit e Juventusit janë gati të përfshijnë në marrëveshje kartonin e Bernardeschit dhe një sasi parash, ndërsa Maldini është gati të propozojë një shkëmbim me mbrojtësin Romagnoli, i cili ka mbetur në stol, pasi titullarë luajnë Kjaer e Tomori.

Gjithsesi fillimisht pritet reagimi i vetë futbollistit, që duhet të shpjegojë arsyet e mungesës ditën e djeshme. Nëse gjithçka lidhet me merkaton dhe spanjolli do të refuzojë të vihet në dispozicion të Sarrit në ditët e ardhshme, atëherë drejtuesit e Lazios do të jenë të detyruar të dëgjojnë ofertat për të.

Related Articles

Back to top button
Close
Close