LajmeSport

Spektakël i Ndojit, gol fantastik. “Zbehen” legjionarët në Serie A, një pjesë “ngrohin” stolin, tek Empoli luten për Bajramin

Starti i sezonit në Serie A italiane pa si protagonistë disa nga legjionarët kuqezi, ndërsa një pjesë e mirë e tyre nuk ishin preferencë e parë. Nuk arriti të debutojë me fanellën e Inter transferimi më i bujshëm në këtë merkato vere, Kristjan Asllani. Në stol për 90-minuta qëndruan Marash Kumbullën për Romën dhe Etrit Berisha për Torinon. Prej kohësh nuk shihet më si titullar as Elseid Hysaj.

Anësori kuqezi u aktivizua vetëm disa minuta në fitoren 2-1 që Lazio siguroi përballë Bologna. Është e qartë që Hysaj nuk bën pjesë në planet e Sarrit, nëse deri në fund të merkatos vjen ndonjë ofertë, futbollisti kuqezi mund të largohet.

 

 

Si gjithnjë titullar dhe 90-minuta në fushë zbriti Berat Gjimshiti për Atalantën në fitoren 0-2 që bergamaskët arritën në transfertë kundër Sampdoria-s:

Gjimshiti

“I kujdesshëm dhe efikas në lojën e tij, nota 6”.

Empoli vijon ti besojë futbollistëve shqiptarë, Ismajli dhe Bajrami zbritën në fushë si titullarë por pa mundur të shmangnin humbjen 1-0 në transfertë përballë Spezia. Të dy lojtarët u vlerësuan me notën 5,5.

Ismajli Bajrami

Pavarësisht se nuk ishte në mbrëmjen e tij perfekte, trajneri i Empolit, Paolo Zaneti shpreson që Bajrami të mos largohet.

Për fantazistin kuqezi vijon të ketë një interesim të fuqishëm nga ana e Fiorentinës. Nëse legjionarët kuqezi në Serie A nuk shkëlqyen në start, spektakli vjen nga Serie B, nga Emanuele Ndoji. Mesfushori kuqezi vijon të dhurojë spektakël për Brescia-n, i rikthyer në ditët e tij më të mira.

Ndoji rezultoi protagonist në javën e parë, ku realizoi një super gol nga goditja e dënimit, në sfidën që ekipi i tij fitojë pastër 2-0 përballë Sudtriol.
(BalkanWeb)

Related Articles

Back to top button
Close
Close