LajmeMaqedoni

Dhjetëra familje të rrezikuara sociale më në fund morën banesa të reja në Dibër

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Dibër ishte i pranishëm në dorëzimin e çelësave për 47 banesat e reja sociale, me çka u shënua vënia në përdorim e objektit të ri të banimit të destinuar për disa familje.

Mickoski u uroi përfituesve të banesave shëndet, lumturi dhe që shtëpitë e tyre të jenë vend paqeje e sigurie, duke njoftuar se Qeveria do të vazhdojë me investime në projekte të tilla.

– Për mua është nder dhe kënaqësi e veçantë që sot në Dibër të kem mundësinë që simbolikisht, përmes dorëzimit të çelësave të një familjeje përfituese të një banesë të tillë, të shënoj vënien në përdorim të këtij objekti banimi, i cili do të jetë e ardhmja e shumë personave, e shumë familjeve që do ta përdorin këtë objekt banimi – theksoi kryeministri.

Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë në periudhën që vjen të investojë shtesë në projekte të tilla.

Kryeministri falënderoi drejtorin dhe ekipin që ka punuar për realizimin e projektit, kryetarin e Dibrës, administratën komunale, Këshillin e Komunës, si dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e transportit, Aleksandar Nikoloski.

– Ne si Qeveri u angazhuam se do të realizojmë projekte për qytetarët. Fatkeqësisht, nuk mund të zgjidhim diçka që është lënë pas dore për dekada brenda një nate, por po mundohemi, po mundohemi t’i realizojmë ato prioritete, të mos krijojmë probleme të reja, ndërsa një pjesë të sfidave të trashëguara tashmë po i zgjidhim. Një nga ato sfida është edhe ky objekt, por edhe të gjitha ato 22/23 projekte që i përmendi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, të cilat së bashku me kryetarin e komunës po i punojmë dhe po i zgjidhim këtu në Komunën Dibër – theksoi Mickoski.

Kryeministri tha se në Dibër po realizohen më shumë projekte infrastrukturore, duke theksuar se nëpër shtet aktualisht ka më shumë se 1.200 sheshe ndërtimi aktive.

– Planifikojmë edhe vitin e ardhshëm, diçka të ngjashme si Qeveri, me decentralizimin e mjeteve nga buxheti të financojmë projekte në komunat – theksoi Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close