LajmeSport

Kacafytja Conte-Tuchel vazhdon në rrjetet sociale. Italiani ‘kërcënon’ gjermanin: Sa mirë që nuk të pashë, se…

Ndeshja midis Chelsea dhe Tottenham i përmbushi të gjitha pritshmëritë. Dy skuadrat londineze u përpoqën ta fitonin derbin e parë sezonal me çdo mjet, midis tërheqjes së flokëve, që nuk ishte vërtet ortodokse (Romero ndaj Cucurella) deri te disa sfida mendore nga trajnerët respektivë.

Meqë ra fjala, në fund të ndeshjes, Conte dhe Tuchel ishin protagonistë absolutë, duke vazhduar një përplasje që kishte nisur në momentin e barazimit të parë të “Spurs”. Fakti që trajneri nag Lecce nuk e pa kolegun gjerman në syn ë momentin e shtrëngimit të duarve çoi në trazira, me përjashtimin e të dyve me kartonë të kuq.

Tashmë, duke qenë se futbolli luhet edhe pas fushës, kini intervistat në TV dhe sallën e shtypit, ka një “mejdan” tjetër ku mund të përballesh, rrjetet sociale. Dhe, siç raporton “Daily Mail”, goditjen e parë e ka lëshuar trajneri italian në postimin e fundit në Instagram.

Conte në fakt ka postuar videon e Tuchel duke festuar avantazhin 2-1 të siguruar nga Reece James (me një xhiro në gjatësinë e vijës anësore të fushës, te fansat blu, çka padyshim kujtonte ngazëllimin e Josè Mourinho). Ky vrapim ishte provokues përpara trajnerit të Tottenham, i dëshpëruar për golin e pësuar.

Komenti i Conte në Instagram është të paktën… i athët, si në anglisht, ashtu edhe në italisht: “Për fat nuk të pashë… Do ta kishe merituar vërtet një stërkëmbësh…”, i plotësuar me tre “emoji” të qeshurash, duke sinjalizuar se ndoshta zemërimi ka kaluar.

Nga ana tjetër, nuk kaloi zemërimi i tifozëve blu, të cilëve nuk iu pëlqeu shumë arbitrimi i Taylor, aq sa hapën një peticion online për të kërkuar që ky “bilbil” të mos e drejtojë më Chelsea. Një koncept që e shprehu edhe vetë trajneri gjerman, duke u ankuar për një sërë vendimesh të arbitrit, jo më pak për përjashtimin me të kuqe pas përfundimit të lojës.

E sigurt është se ndeshja mes Chelsea dhe Tottenham ishte shumë interesante, duke treguar se blutë me siguri nuk janë dobësuar dhe se “Spurs”, me shpirtin e Conte, nuk vdesin kurrë. Edhe shkëndija të tilla janë pjesë e derbit londinez…

Related Articles

Back to top button
Close
Close