SportTopLajm

“Special one” po ju frigohet tetovarëve

Tottenhami mbrëmë siguroi biletë për në raundin e tretë eliminator të Liga Europës, pasi mundi Llokomotiv Pllovdivin 2:1 në transfertë, teksa kundërshtar për fazën e radhës do ta ketë Shkëndijën e Tetovës e cila mbrëmë mundi 1:0 Botoshanin e Rumanisë, njofton Shenja. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho ka dhënë një deklaratë për kanalin zyrtar të ekipit ku ka folur edhe për ekipin e Shkëndijës.

“Nuk e di. Nuk kam ditur shumë edhe për Pllovdivin, mirëpo kur shorti na vuri përballë tyre, i kemi analizuar dhe menjëherë e kam ndjerë se kjo është nga ato ndeshje ose situata kur duhet të luhen dy ndeshje je më i relaksuar. Rezultati i ndeshjes së parë nuk ka rëndësi, sepse në ndeshjen e dytë mund të ndryshojë gjithçka. Një ndeshje me Pllovdivin ishte e rrezikshme dhe gjithashtu do të jetë e rrezikshme edhe në Maqedoni. Të jem i sinqertë unë nuk e njoh ekipin dhe nuk di asgjë për ekipin(Shkëndijën). Ne duhet të fillojmë të punojmë”, ka deklaruar Jose Mourinho për kanalin zyrtar të Tottenhamit”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close