MaqedoniTopLajm

Lazim Destani: Le ta presim me krenari dhe dinjitet Totenhemin në Shkup

Pas kualifikimit të Shkëndijës në raundin e tretë kualifikues në Liga Europa, me çka skuadra tetovare do të përballet me gjigandin nga Londra, Totenhem, nuk ka munguar as urimi i të parit të Shkëndijës, z. Lazim Destani.

I pari i kompanisë “Ecolog”, ka uruar klubin kuqezi për lojën e treguar në Rumani, duke thënë që Totenhemin të pritet me krenari dhe dinjitet.

POSTIMI I PLOTË I LAZIM DESTANIT:

Urime Shkëndija!

Gëzuar fitorja e bukur dhe e vlefshme që sonte nga Rumania na solli plot gëzim.

Uroj ta vazhdoni këtë ritëm loje edhe në ndeshjen e radhës në raundin e tretë të ndeshjeve eliminatore në Liga Europa. Le ta presim me krenari e dinjitet skuadrën e famshme të Totenhemit në Shkup!

Related Articles

Back to top button
Close
Close