LajmeMaqedoniTopLajm

SPB Tetovë / Një grua humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën lokale Tetovë-Banjat e Tetovës

Më 18.07.2020 në ora 23.00 para një objekti hotelierik në rrugën lokale Tetovë-Banjat e Tetovë, një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Tetovës të drejtuar nga Sh.G. (32) nga fshati Lisec, ka devijuar nga nga rruga dhe ka fluturuar në bregun e lumit Shkumbim. Në aksident, pasagjerja M.K. (44) nga Tetova ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes nga nga plagët e mara dhe vdekjen e saj e konfirmoi mjeku nga shërbimi i urgjencës mjekësore. Pas aksidentit me një autoambulancë, Sh.G. dhe pasagjerja 19-vjeçare SH.K. nga Tetova janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për tu ofruar ndihmë mjekësore, ku mjeku ka diagnostikuar lëndime të rënda trupore kurse B.E. (34) nga Gostivari ka pësuar lëndime trupore. Aksidenti u inspektua nga Prokurori publik dhe ekipi nga SPB Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të ndjerës është transferuar në Spitalin Klinik në Tetovë – Departamenti i Mjekësisë Ligjore për autopsi.thuhet në deklaratën e zëdhënësit të policisë së Tetovës z.Fatmir Rexhepit

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close