LajmeMaqedoniTopLajm

Spasovski nuk e le të flet Bushin : Nuk ke të drejtë fjale, je i ndëshkuar!

Nazim Bushi, njeriu i dytë në Ministrinë e Brendshme, vuri maskë mbrojtëse. Nëse katër ditë më parë, nga pozita e Zëvendësministrit, së bashku me bashkëpartiakët organizuan një festë ditëlindje, për Ali Ahmetin pa maska, Bushi sot respektoi protokollet. Gazetarët i kërkuan Zëvendësministrit të tregonte për grumbullimin në Ministrinë për Sistem Politik, por, ministri Spasovski ndërhyri.

“Jo, unë do të përgjigjem, sepse ai është i ndëshkuar. Ai nuk mund të përgjigjet, dhe sepse është i ndëshkuar ai tani mban maskë. Po të mos ishte ndëshkuar, ndoshta nuk do ta mbante maskë tani, dhe të gjithë që ishin ulur në atë tryezë, qofshin deputetë apo ministra, janë ndëshkuar”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm

Sot, Inspektorati i Punës i shkroi një gjobë prej 500 eurosh Zëvendëskryeministrit të Parë Artan Grubi, i cili ishte nikoqir i kryesisë së partisë. Inspektorët konstatuan mosrespektim të Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive. Ministri i Shëndetësisë, nga ana tjetër, beson se gjobat për funksionarët e BDI-së, janë një mesazh i mirë se sistemi funksionon.

Masat vlejnë për të gjithë. Edhe ata kolegë gjithashtu dolën publikisht dhe thanë se do t’i paguajnë gjobat e parashikuara nga të gjitha ato masa, protokolle dhe sanksione, që mendoj se është një shenjë e mirë dhe dëshmi se ligji zbatohet për të gjithë- pohoi Venko Filpçe – Ministër i Shëndetësisë.

Katër ditë më parë, anëtarët e BDI-së u mblodhën në ministrinë e kryesuar nga Grubi. Ata postuan një fotografi të përbashkët, ku ishin 15 funksionarë të buzëqeshur pa maska mbrojtëse, si dhe nuk kishin distancë. Pas reagimit publik, policia gjobiti të gjithë me nga 20 euro, një shumë që reduktohet dyfish nëse e paguajnë brenda tetë ditësh. Disa prej tyre veçmë e kanë bërë pagesën prej 10 eurove. Përveç policisë dhe Inspektoratit të Punës, është ngritur edhe një kallëzim penal në Prokurori për atë tubim. Këtë e bëri aktivisti Marjan Nenov, i cili e raportoi rastin bazuar në apelin që qytetarët mund të raportojnë tubime të më shumë se katër personave.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close