LajmeMaqedoniTopLajm

Spasovski: Gjendja e sigurisë është stabile

Kemi gjendje stabile të sigurisë pa indikacione për prishjes të saj në vend. Nuk ka rritje të numrit të hyrjeve në vend nga asnjëra anë. Gjendja në rajonin e Sektorit për punë të brendshme – Shkup është gjithashtu e qetë dhe stabile , deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai vlerësoi se sfida më e madhe këtu do të jetë kriza energjetike, ekonomike, e cila, siç theksoi, duhet të fokusohet tek Qeveria, pushteti vendor, institucionet në përgjithësi dhe të gjithë qytetarët që të dalin edhe më të fortë nga kjo situatë.

“Kemi komunikim të vazhdueshëm ndërmjet shërbimeve vendase dhe partnere, punojmë së bashku dhe në atë pjesë qytetarët duhet të jenë të qetë. Institucionet janë duke funksionuar dhe nuk ka asgjë që mund të na rrezikojë në atë pjesë dhe ne do të monitorojmë nga afër të gjitha situatat në nivel rajonal dhe ato që kanë të bëjnë me situatën në Ukrainë”, theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas vizitës në objektin e rindërtuar. të stacionit policor – Karposh në Shkup

Related Articles

Back to top button
Close
Close