LajmeMaqedoniTopLajm

Spasovski: Ekip i MPB-së është nisur drejt Bullgarisë

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski ka shprehur ngushëllime deri tek familjet e viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari.“Më lejoni që në këto momente të vështira pikëllimi dhe dhimbjeje për mbarë vendin të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave në aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari. Lavdi të përjetshme, u prefshin në paqe… Edhe pse është e vështirë të gjesh fjalë ngushëlluese, në këto momente tragjike, dua të them si mik, si njeri, që nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm”, ka shkruar Spasovki në profilin e tij në Facebook.Spasovski njofton se pas një bisede telefonike me homologun bullgar Rashkov, një ekip i Ministrisë së Punëve të Brendshme është nisur drejt Bullgarisë dhe se do të jetë në ndihmë për autoritetet bullgare.“Pres reaksion të shpejtë dhe gjithëpërfshirës nga shërbimet. Lutjet tona janë edhe me të lënduarit. Nga zemra ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Spasovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close