BotaLajme

“Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit: Marrëveshja është shpallje e kapitullimit të Amerikës

Në një deklaratë që padyshim e godet krenarinë e Donald Trumpit, kryenegocjatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, e cilësoi marrëveshjen mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për fundin e luftës si një “shpallje të kapitullimit të Amerikës”.

“Suksesi i këtij procesi nuk erdhi nga presioni apo imponimi. Ai erdhi nga rezistenca dhe autoriteti i kombit të guximshëm iranian”, shprehet Mohammad Bagher Ghalibaf, kryenegociator i Iranit.

Pohimet e tij vijnë në një kohë kur marrëveshja mes Teheranit dhe Uashingtonit po analizohet gjerësisht për ndikimin që mund të ketë tek ekuilibrat politikë dhe ata të sigurisë në rajon. Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër përfundoi të martën, dhe u duk se pati afrim të qëndrimeve.

Shtetet ndërmjetësuese thanë se atmosfera e bisedimeve ishte konstruktive dhe u shprehën për “përparime inkurajuese”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close