
Artin Spahiu ka reaguar në mbështetje të Artan Grubit, duke kërkuar drejtësi dhe trajtim të barabartë para ligjit.
“Sot nuk është koha për heshtje”, shkruan Spahiu, duke kritikuar atë që e cilëson si presion politik dhe përndjekje ndaj Grubit.
Sipas tij, në rastet kur drejtësia vihet në pikëpyetje dhe presioni politik përdoret për të frikësuar, heshtja nuk është zgjidhje.
“Artani nuk kërkon privilegj. Kërkon atë që duhet t’i garantohet çdo qytetari: drejtësi, dinjitet dhe trajtim të barabartë para ligjit”, ka shkruar Spahiu.
Ai thekson gjithashtu se miqësia dhe mbështetja ndaj një personi në ditë të vështira nuk duhet të konsiderohen si vepër penale.
Në fund të reagimit, Spahiu ka bërë thirrje: “DREJTËSI PËR ARTANIN! STOP PËRNDJEKJES POLITIKE!”
“Sepse sot mund të jetë Artani. Nesër mund të jetë dikush tjetër. Drejtësia nuk duhet të ketë parti”, përfundon Artin Spahiu.



