LajmeMaqedoniTopLajm

Deputetja e BDI-së Toska: Mos e gjykoni Grubin para gjykatës, drejtësia duhet të vendosë dhe jo politika

Deputetja e BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Dijana Toska, ka reaguar lidhur me çështjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke kërkuar respektimin e prezumimit të pafajësisë dhe të drejtës për një gjykim të drejtë e të paanshëm.

“Si deputete e Kuvendit të RMV-së, vlerësoj se çështja e Artan Grubit duhet të trajtohet duke respektuar prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për një gjykim të drejtë e të paanshëm”, ka shkruar Toska.

Sipas saj, çdo vendim duhet të bazohet në fakte dhe prova, pa ndikim nga presionet politike, mediatike apo publike.

“Çdo vendim duhet të mbështetet në fakte dhe prova dhe jo nën presione politike, mediatike apo publike”, thekson deputetja e BDI-së.

Toska ka bërë thirrje që institucionet e drejtësisë të kenë hapësirën dhe pavarësinë e nevojshme për të vepruar në përputhje me ligjin.

“Institucionet e drejtësisë duhet të kenë hapësirën dhe pavarësinë për të vepruar në përputhje me ligjin”, ka shkruar Dijana Toska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close