LajmeMaqedoniTopLajm

Sot seanca e këshillit të komunës së Tetovës, a do tëshpërndahet këshilli komunal?

Këshilli i Komunës së Tetovës mban sot një nga seancat më të rëndësishme të këtij mandati, ku në rend dite është rivotimi i vendimit për emërtimin e rrugëve dhe sheshit të qytetit dhe rrugëve të cilat u abroguan nga ana e gjykatës kushtetuese, shkrua Top24

Kjo pikë ka ngjallur interes të madh publik, pasi në rast se këshilltarët miratojnë sërish vendimin, mund të hapet procedura ligjore që çon në shpërndarjen e Këshillit Komunal dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për përbërjen e re të këshillit të komunës së Tetovës.

Seanca pritet të shoqërohet me debat mes këshilltarëve, ndërsa rezultati i votimit do të jetë vendimtar për hapat e mëtejshëm institucional.

Mbetet të shihet nëse Këshilli do ta miratojë propozim vendimin e dorzuar nga grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik  për Integrim dhe nëse kjo do të çojë drejt shpërndarjes së tij, apo do të zgjidhet një rrugë tjetër për tejkalimin e situatës.

Ndryshe krytari i komunë së Tetovës Bilall Kasami sidhe zëvendëskryetari Albi Qamili kanë theksuar se procesi i riemërimit të rrugëve nga ana e komisionit komunal është drejtë fundit dhe se protestat e BDI-së dhe propozimi i dorëzuar janë për qëllime të përfitimit të pikëve politike.Top24

Top24 do të raportojë në kohë reale për të gjitha zhvillimet dhe vendimet që do të merren gjatë seancës së sotme të këshillit komunal në Tetovë

Related Articles

Back to top button
Close
Close