LajmeMaqedoniTopLajm

Sondazhi i CRPS-së s’vlen! Fetai e Arsiç gënjejnë shqiptarët me anketa fallco!

Koalicioni opozitar ka publikuar sot nëpër rrjete sociale një sondazh të realizuar nga Qendra për Hulumtime dhe Komunikim Politik CRPC, në të cilën si dy subjekte më të pëlqyera dalin, në bllokun maqedonas opozitarja VMRO-DPMNE, ndërsa në bllokun shqiptar, opozita.

Ndonëse rezultate të mira për t’i bërë qejfin vetes pas humbjes që po i pret në javën e ardhshme, me një kërkim të thjeshtë në internet, gjenden autorët dhe porositësit e kësaj ankete!

Pikërisht, njerëz nga të afërt me kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarin dhe njerëz brenda strukturës partiake të VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes Besa.

Kryesuesi i “institutit anketues” CRPC figuron të jetë, Alil Fetai, njeri i afërt i Taravarit dhe trumpetues i fushatës së të njejtit në rrjete sociale, teksa për bashkëpunëtor të ngushtë ka Nebojsha Arsiç, gazetari i afërt me VMRO-DPMNE-në dhe Lëvizjen Besa.

Por kjo nuk duket të jetë rastësi?

Po vërtetohet që VMRO dhe VLEN po zhvillojnë fushatën propaganduese në të njejtën fryme manipulative, pasi ata përveç që kanë deklaratat e njejta anti-shqiptare dhe anti-BE, po mundohen të krijojnë opinion të falsifikuar publik, natyrisht që me sondazhe të rreme, pasi terreni thotë krejt diçka tjetër! Dështim!

Kujtojmë se ditë më parë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili kërkon 61 deputetë për të qeverisur pa shqiptarët, e ftoj publikisht në bashkëpunim kandidatin për president nga VLEN, Arben Taravari, me idenë që politikat e tyre opozitare janë të ngjajshme dhe kanë pika të përbashkëta, për minimizim të zërit të shqiptarëve në insitucionet e vendit si dhe per një BDI në opozitë.

Ndërkaq Taravari ka shprehur gjithmonë mendime të njejta politike me VMRO-DPMNE-në, duke luajtur rolin e avokatit të tyre.

Potencojmë se në një intervistë në Televizioni Alfa, Taravari tha se do të kërkonte ndryshimin e propozimit francez, propozim ky që përshpejton dhe lehtëson integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, për të vazhduar më pas dhe me idenë diskriminuese ndaj shqiptarëve për një Kushtetutë qytetare… /indeks.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close