LajmeMaqedoniSport

Struga, Shkupi dhe Shkëndija, kush bëhet kampion në Superligën e Maqedonisë? E gjithë ajo që duhet të dini për garën e nxehtë të titullit

Gara për titullin në Maqedoninë e Veriut nuk ka qenë më e nxehtë asnjëherë më parë sa në këtë sezon.

Kur jemi tre xhiro para mbylljes së kampionatit, Struga, Shkupi dhe Shkëndija janë në tre vendet e para me nga 58 pikë secila në konto.

Nëse shohim në xhirot e radhës, të trija skuadrat pretendente për titullin do të përballen ndërmjet veti.

Fillimisht këtë të shtune, Shkupi në Çair do të pret Shkëndijën e Tetovës, teksa Struga përballet me Gostivarin.

Në xhiron e parafundit, Shkëndija në Tetovë pret Struga Trim Lum, ndërsa Shkupi luan me Brerën.

Ndërkohë në xhiron e fundit dhe finale të këtij sezoni, Shkupi do të luajë në udhëtim ndaj Strugës, përderisa skuadra e Jeton Beqirit e mbyll sezonin në kryeqytet përballë Rabotniçkit.

Nëse eventualisht ekipet pretendente për titullin e kampionit e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, atëherë i pari i Superligës përzgjidhet përmes dueleve direkt dhe në rast se edhe në atë pikëpamje janë të barabartë, më pas vendoset ekipi me gol-avarazhin më të mirë.

Kujtojmë se Superliga e Maqedonisë së Veriut mbyllet me 19 maj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close