LajmeMaqedoniTopLajm

Zjarr në hapësirat e SH.F “Ismail Qemali” në Gostivar

Në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Gostivar ka rënë zjarr duke rrezikuar kështu fëmijët që janë duke ndjekur mësimin në ndërrimin e pasdites.

Drejtori i kësaj shkolle, Hilmi Gashi, kuadër i Arben Taravarit nuk ka dhënë ndonjë informacion shtesë për mediat.

Informacioni ka ardhur në redaksinë e portalit Indeks.mk, në të cilin raportohet se zjarri është shkaktuar në afërsi të hapësirës së banjove në të cilën janë djegur dyert.

Zjarrfikësit e qytetit kanë intervenuar, ndërsa ende nuk kemi një raport me informacione zyrtare nga Sektori për Punë të Brendshme.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close