LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe: Skandal i ri, në HEC ”Mavrovë”, punësohen 56 maqedonas dhe vetëm 12 shiptarë

Sipas informacioneve që kemi, në shpalljen aktuale për sistemimin e punonjësve në HEC “Mavrovë”, parashikohet që me vendim pune të sistemohen 56 maqedonas dhe vetëm 12 shqiptarë.Nëse këto të dhëna janë të sakta, atëherë kemi të bëjmë me një skandal të ri dhe me një goditje të drejtpërdrejtë ndaj parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat’’ kështu ka shkruar në profiling e tij në facebook, deputeti iASh-së Halil Snopçe duke iu drehtuar me ironi VLE-it për mos reagim ndaj diskriminimit në punësime të shqiptarëve.
Snopçe shtron pyetjen tjetër se kur opinion po fokusohet në problemin me ujin e pijshëm në Gostivar, ky diskriminim po ndodh pa zhurmë dhe larg vëmendjes së publikut
Postimi i plotë i deputetit Snopçe
Gostivari është qytet me shumicë absolute shqiptare. Kjo ndërmarrje historikisht ka pasur një dominim të theksuar të të punësuarve maqedonas. Pikërisht për këtë arsye, çdo punësim i ri duhej të kontribuonte në ngushtimin e këtij hendeku, e jo në thellimin e tij.
Pas heqjes së balansuesit, na u tha se askush nuk do të diskriminohej dhe se përfaqësimi i drejtë do të garantohej me mekanizma të rinj. Sot po shohim të kundërtën. Në vend që pabarazia të zvogëlohet, ajo po thellohet.
Nëse vërtet sistemohen 56 maqedonas dhe vetëm 12 shqiptarë, atëherë mbi 82% e vendeve të punës u takojnë maqedonasve dhe vetëm rreth 18% shqiptarëve, në një qytet ku shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë.
Dhe këtu lind pyetja më e madhe:
Ku është VLEN?
Ku janë ministrat shqiptarë?
Ku janë zëvendësministrat?
Ku janë drejtorët?
Ku janë deputetët që premtuan se do të mbronin të drejtat e shqiptarëve?
A po e shihni se çfarë po ndodh me punësimet, apo keni zgjedhur të heshtni?
Në një periudhë kur vëmendja e gjithë opinionit është përqendruar te kriza e ujit në Gostivar, qytetarët kanë të drejtë të pyesin nëse kjo situatë po shfrytëzohet që, pa zhurmë dhe larg vëmendjes së publikut, të realizohen punësime që e thellojnë edhe më shumë pabarazinë në institucionet shtetërore. Kjo është një pyetje legjitime që meriton përgjigje.
Ne nuk jemi kundër punësimit të askujt për shkak të përkatësisë etnike. Ne jemi kundër diskriminimit dhe kundër politikave që e thellojnë pabarazinë në institucionet publike.
Prandaj kërkojmë transparencë të plotë për këtë konkurs: të publikohet struktura ekzistuese etnike e të punësuarve në HEC “Mavrovë”, kriteret e përzgjedhjes dhe mënyra se si është respektuar parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje.
Shqiptarët kërkojnë vetëm atë që u takon me Kushtetutë dhe me ligj.
Dhe për këtë askush nuk ka të drejtë të heshtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close