LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe në Kanal 5: Për sa i përket rezultateve zgjedhore në Gostivar dhe në Vrapçisht, vullneti i popullit është i pakontestueshëm

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në Kanal 5 ka folur edhe për mos aritjen e censusit në komunën e Gostivarit ku kryetari Valbon Limani edhe pse kishte një epërsi prej 13mijë vota por për fat të keq censusi në këtë komunë nuk u arit për 21 votë ndërsa në Gostivar për më shumë, shkruan Top24

Për sa i përket rezultateve zgjedhore në Gostivar dhe në Vrapçisht, vullneti I popullit është I pakontestueshëm

. Askush nuk mund të mohojë përkrahjen masive të qytetarëve ndaj kandidatëve të koalicionit AKI. Anjëherë nuk ka qenë diferenca më e madhe. Në Gostivar dallimi është në raport mbi 4:1, ndërsa në Vrapçisht 10:1. Në Gostivar, Valbon Limani ka marrë 17000 vota dhe nuk është zgjedhur kryetar sepse për cenzusin kanë munguar 21 vota. Sidoqoftë, as qeveria e as ligji nuk mund të dhunojë vullnetin e popullit që është bazë e demokracisë. Referimi në ligj nuk mund ta dhunojë demokracinë. Demokracia është mbi ligjin. Demokracia nuk është barazi përpara sanksionit, por ajo është barazi përpara vullnetit të popullit. Sadoqë të mundohesh ta fshehësh atë, në Gostivar dhe Vrapçisht ka fituar dhe do fitojë demokracia dhe jo ligji.

Related Articles

Back to top button
Close
Close