LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe: “Kryeministri shqiptar”, temë bajate – mashtrim i madh i BDI-së (Video)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, e quan temë bajate paralajmërimin e BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoninën e Veriut, në 100 ditët e fundit të qeverisë aktuale, shkruan gazeta LAJM. Deputeti i opozitës shqiptare në Shkup, thotë se ky është një mashtrim i madh që e bën partia e Ali Ahmetit për përfitime politike.

“Kjo temë është më temë bajate. Javën e kaluar kur zgjedhjej qeveria e re, deputetët e BDI-së deklaronin, e kemi zgjedhur kryeministrin shqiptar në 100 ditëshin e fundit. Pra, për kohën e ardhshme flasin si për kohën e kaluar. Pra, ne nuk dëshirojmë të hyjmë në këto debate. Ky ishte një mashtrim i madh nga ana e BDI-së dhe vazhdojnë të mashtrojnë. Pra, kur thotë një deputet e kemi zgjedhur kryeministrin shqiptarë në 100 ditëshin e fundit. Pra, flasin si e kaluar për një punë që duhet të ndodh në të ardhmen. S’ka logjik dhe s’ja vlen të komentohen këto tema që i hap BDI-ja”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close